Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

Një tajfun i fuqishëm ka goditur Kinën, i dyti që e godet vendin brenda një jave, me gati dy milionë njerëz të evakuuar nga zonat e prekura nga stuhia. Sipas mediave të huaja, Tajfuni Bavi, i cili shtrihet në 1.000 km (620 milje) në pikën e tij më të gjerë, afërsisht sa gjerësia e Francës, goditi për herë të parë në breg në qytetin bregdetar të Taizhou të shtunën në mbrëmje, përpara se të godiste për herë të dytë në Wenzhou rreth mesnatës. Pasi goditi një ‘zinxhir’ ishujsh të largët japonezë, ai solli reshje të rrëmbyeshme shiu në Tajvan ndërsa kaloi përtej skajit të tij verior. Rrëshqitjet e mëparshme të dheut të shkaktuara nga stuhia vranë të paktën 17 persona në Filipine. Edhe pse është...