Mbi 1.2 milionë dynymë të djegura nga zjarret në Francë dhe Spanjë, një valë e re të nxehti pritet të godasë Evropën Perëndimore dhe Qendrore
Mbi 1.23 milionë dynymë sipërfaqe janë përfshirë nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë gjatë periudhës 22-26 korrik, sipas një analize të publikuar nga grupi pirometeorologjik FLAME i Observatorit Kombëtar të Athinës. Ekspertët theksojnë se zjarret nuk u përhapën papritur, por ishin rezultat i një kombinimi faktorësh klimatikë që krijuan kushte ideale për zhvillimin e flakëve. Sipas analizës, dimri me reshje të shumta favorizoi rritjen e bimësisë, ndërsa tre valë të njëpasnjëshme të të nxehtit e thanë shpejt vegjetacionin, duke krijuar sasi të mëdha materiali shumë të ndezshëm. Lagështia e ulët, erërat e forta dhe paqëndrueshmëria atmosferike e bënë edhe më të vështirë kontrollin e zjarreve. Në jugperëndim të Francës, pranë Bordos, zjarret u përhapën me shpejtësi për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të drejtimit...
Burimi:
vizionplus.tv