Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje
Më 3 mars, Orbán zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Putin, e cila zyrtarisht u përqendrua në çështje energjetike. Por zhvillimet që pasuan treguan një dimension shumë më të gjerë politik. Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, udhëtoi drejt Moskës dhe u kthye me dy robër lufte të liruar, shtetas me dy nënshtetësi, ukrainase dhe hungareze. Ky veprim u interpretua si një gjest i drejtpërdrejtë mbështetjeje nga Kremlini për rizgjedhjen e Orbánit më 12 prill. Raportimet sugjerojnë për një përfshirje më të thellë ruse nga ndihma në fushatë, te premtimet për energji të lirë dhe fushata dezinformimi kundër opozitës. Madje, shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse ka sinjalizuar hapur preferencën e tij për Orbánin. Por Orbán nuk po merr mbështetje vetëm nga lindja. Nga...
Burimi:
javanews.al