Mashtrimi për apartamentin e Zelenskyt në Dubai lidhet me një strukturë dezinformimi të Kremlinit

Mashtrimi për apartamentin e Zelenskyt në Dubai lidhet me një strukturë dezinformimi të Kremlinit

Historia ishte demantuar, por jo para se të bëhej virale vitin e kaluar: një video që hiqej si raport mediatik i vërtetë pretendonte se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte blerë për nënën e tij një apartament prej 3.2 milionë dollarësh, të dizajnuar nga Armani, në kullën Burj Khalifa në Dubai - ndërtesa më e lartë në botë. Ndërsa ajo mori miliona shikime dhe u përhap në rrjete sociale, raporti u vërtetua se ishte i rremë. Por, pyetja se kush qëndronte pas tij ishte më e ndërlikuar. Tani, dokumente të rrjedhura të shqyrtuara nga Skemat, njësia hulumtuese e shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, e lidhin këtë fushatë dezinformimi me Social Design Agency, një organizatë ruse e sanksionuar nga Perëndimi me lidhje të ngushta me...