Masa të forta dhe frikë nga një ‘Grusht shteti’, Kremlini në gatishmëri të lartë për sigurinë e Vladimir Putinit
Kremlini ka kaluar në gatishmëri të lartë për sigurinë e presidentit rus Vladimir Putin, pas vrasjeve të disa zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe shqetësimeve për destabilizim të brendshëm, sipas një raporti të inteligjencës evropiane të cituar nga CNN. Në raport thuhet se siguria personale rreth Putinit është forcuar ndjeshëm, duke përfshirë sisteme mbikëqyrjeje në banesat e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Po ashtu, personeli që punon pranë tij, përfshirë kuzhinierët, truprojat dhe fotografët, nuk lejohet të përdorë transport publik, ndërsa vizitorët në Kremlin i nënshtrohen kontrolleve të dyfishta dhe përdorin vetëm telefona pa internet.Sipas të njëjtave burime, masat u ashpërsuan pas vrasjes së një gjenerali të lartë rus në dhjetor, ngjarje që shkaktoi reagime në nivelet e larta të strukturave të sigurisë. Që atëherë, lëvizjet...
Burimi:
top-channel.tv