Marrëveshja tregtare SHBA-BE/ Trump rikthen tarifat: S’iu përmbajtën kushteve, 25% hyn në fuqi javën tjetër!

Marrëveshja tregtare SHBA-BE/ Trump rikthen tarifat: S’iu përmbajtën kushteve, 25% hyn në fuqi javën tjetër!

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar tarifa të reja prej 25% për Bashkimin Evropian, në atë që e cilëosn si mospërmbushje të marrëveshjes së Tregtisë të dakordësuar me herët mes SHBA-BE. Njoftimin Trump e dha përmes një statusi në platformën sociale ‘Truth’, ku tha se tarifat do të hyjnë në fuqi javën tjetër. ‘Do të rris tarifat e ngarkuara ndaj Bashkimit Evropian për makinat dhe kamionët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara’, ka shkruar Trump. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë se: ‘Nëse ata prodhojnë makina dhe kamionë në fabrikat e SHBA-së, NUK DO TË KETË TARIFË’. ‘Shumë fabrika automobilash dhe kamionësh janë aktualisht në ndërtim e sipër, me mbi 100 miliardë dollarë të investuara, NJË REKORD në historinë e prodhimit të makinave dhe kamionëve....