MARREVESHJA SHBA-IRAN PER FUNDIN E LUFTES

MARREVESHJA SHBA-IRAN PER FUNDIN E LUFTES

Mediat amerikane kanë zbuluar detajet e marrëveshjs që Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të nënshkruajnë. Marrëveshja përfshin një zgjatje 60-ditore të armëpushimit, gjatë së cilës do të rihapet Ngushtica e Hormuzit, ku Irani do të jetë në gjendje të shesë naftë lirisht dhe do të zhvillohen negociata për të kufizuar programin bërthamor të Iranit, raporton media amerikane Axios. Megjithatë, shkruan gazeta, është e paqartë nëse kjo do të çojë në një marrëveshje paqeje të qëndrueshme që adreson edhe kërkesat bërthamore të Presidentit Trump. Për më tepër, sipas Axios, marrëveshja do të ndalonte gjithashtu luftën e Izraelit në Liban, një aspekt që thuhet se e ka shqetësuar kryeministrin Benjamin Netanyahu. Shtëpia e Bardhë shpreson që mosmarrëveshjet e mbetura do të zgjidhen në orët e ardhshme...