“Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sot”, Teherani shpreh rezerva lidhur me afatin e shpallur nga Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit pritet të nënshkruhet të dielën, megjithëse zyrtarët iranianë kanë shprehur rezerva lidhur me afatin kohor. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha dje se menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ngushtica e Hormuzit do të jetë “e hapur për të gjithë”, duke i dhënë fund kufizimeve në një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës dhe gazit në botë. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, u shpreh më i rezervuar, duke deklaruar se ende nuk mund të konfirmohet data e saktë e nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit. Ndërkohë, Pakistani, i cili ka luajtur rol ndërmjetësues në negociata, njoftoi se marrëveshja mund...
Burimi:
vizionplus.tv