Marco Rubio takohet me Papa Leone XIV, bisedime mbi paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

Marco Rubio takohet me Papa Leone XIV, bisedime mbi paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Romë nën masa të forta sigurie për një vizitë diplomatike të konsideruar shumë delikate, në një moment tensionesh ndërkombëtare dhe marrëdhëniesh të ndërlikuara mes SHBA-së dhe Vatikanit. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe ambasadori amerikan pranë Selisë së Shenjtë, Brian Burch, Rubio u prit në oborrin “San Damaso” nga autoritetet papnore dhe më pas zhvilloi një takim të gjatë me Papa Leone XIV dhe Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Bisedimet, që zgjatën mbi dy orë, u përqendruan te konfliktet ndërkombëtare, situata në Lindjen e Mesme, Libani, Irani dhe Kuba, si edhe te roli i diplomacisë së Vatikanit në përpjekjet për paqe dhe dialog mes kombeve. Burime pranë Selisë së Shenjtë bëjnë të ditur...