Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen

Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohrab Mamdani, tha në një video se nuk ka autoritet ligjor për të arrestuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nëse ai viziton qytetin. “Administrata ime ka shqyrtuar çdo mundësi, bazuar në ligjin në fuqi, për të përcaktuar nëse Qyteti i Nju Jorkut mund të ekzekutojë urdhrin e arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nëse Benjamin Netanyahu do të vinte këtu”, tha Mamdani. “Është e qartë se ne nuk kemi autoritetin e pavarur ligjor për të ekzekutuar këtë urdhër-arresti. Megjithatë, qeveria federale e ka këtë aftësi dhe unë i bëj thirrje asaj që t’i bashkohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe ta ekzekutojë urdhër-arrestin “, shtoi ai. Deklarata e tij vjen disa ditë pasi ai tha në një intervistë me New York Times se po punonte...