Mamdani: Po shqyrtojmë autoritetin për arrestimin e Netanyahut gjatë vizitës së tij në OKB
Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani, ka deklaruar se administrata e tij po shqyrton nëse ka autoritet ligjor për të arrestuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, nëse ai viziton qytetin për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. “Besoj se kryeministri Netanyahu e ka vendin në Hagë. Ai është një kriminel lufte i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare”, tha Mamdani në një podkast të The New York Times. Mamdani tha se është në “një bisedë aktive” me Departamentin Juridik të New York-ut për të përcaktuar nëse ka autoritetin për t’i udhëzuar Departamentit të Policisë së New Yorkut (NYPD) që të ndalojë një lider të huaj. “Çfarëdo që ligji më lejon të bëj në New York, atë do të bëjmë, por nuk do të hartojmë...
Burimi:
vizionplus.tv