Makth në det të hapur, droni me bombë 50 kg ngec në bordin e një anijeje në Gjirin e Adenit

Makth në det të hapur, droni me bombë 50 kg ngec në bordin e një anijeje në Gjirin e Adenit

Një incident i rëndë që mund të përfundonte në tragjedi është regjistruar në Gjirin e Adenit, ku një anije tregtare “bulk carrier” me flamur të huaj u godit nga një dron i armatosur, duke lënë të bllokuar në bord një mjet shpërthyes që për orë të tëra kërcënonte jetën e ekuipazhit. Sipas informacioneve, droni u përplas në oxhakun e anijes pa shpërthyer, duke lënë brenda një ngarkesë eksplozive prej rreth 50 kilogramësh, e cila mund të aktivizohej në çdo moment. Situata u konsiderua jashtëzakonisht kritike, pasi çdo dridhje apo ndryshim temperature mund të shkaktonte shpërthim. Ekuipazhi prej 18 personash përjetoi orë ankthi në mes të detit, pa mundësi largimi, ndërsa anija u nxor jashtë funksionit për të minimizuar rrezikun. Motorët u fikën menjëherë dhe çdo...