Maj me borë dhe temperatura rekord në Greqi, një “dimër” i papritur në zemër të pranverës

Maj me borë dhe temperatura rekord në Greqi, një “dimër” i papritur në zemër të pranverës

Greqia përjetoi gjatë tre ditëve të para të majit një nga episodet më të pazakonta të motit të dekadave të fundit. Një masë shumë e ftohtë ajrore solli rënie të ndjeshme të temperaturave, reshje bore në shumë zona malore dhe pamje që më shumë i përkisnin dimrit sesa pranverës. Sipas meteorologëve, bëhet fjalë për një nga fenomenet më ekstreme të kësaj periudhe në rreth 40 vitet e fundit, me krahasime që shkojnë deri tek vala të ftohtit në vitin 1987. Në disa zona, përfshirë edhe Athinën, temperaturat ishin 12 deri në 13 gradë Celsius më të ulëta se vlerat normale për sezonin. Kanë bërë përshtypje të veçantë temperatura 24-orëshe mesatare në 1 Maj në stacionin e Thissio-s në Athinë që shënoi  13,3°C, duke u renditur...