Maduro dërgohet në New York, Presidenti i Venezuelës shfaqet me pranga në duar i rrethuar nga agjentët (VIDEO)

Maduro dërgohet në New York, Presidenti i Venezuelës shfaqet me pranga në duar i rrethuar nga agjentët (VIDEO)

Maduro dhe gruaja e tij mbërritën në aeroportin Stjuart në Nju Jork të shtunën në mbrëmje pas arrestimit në shtëpinë e tyre në Karakas dhe dërgimit me anije ushtarake drejt SHBA-ve. Maduro u dërgua në zyrat e Administratës Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogës dhe tani ndodhet në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit për t’u marrë në pyetje. Në një video të publikuar në mediat sociale, Maduro u shfaq i prangosur dhe i shoqëruar nga dhjetëra agjentë amerikanë të zbatimit të ligjit. Presidenti i Venezuelës, i cili mbante veshur një bluzë të zezë me kapuç u dëgjua të thoshte natën e mirë dhe gëzuar vitin e ri, teksa parakaloi në një tapet të Administratës së Zbatimit të Ligjit për Drogat, divizioni i Nju Jork. ‼️Maduro,...