Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran
Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri thirrje sot për t’i dhënë kohë negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pavarësisht skadimit të afërt të armëpushimit të tyre, duke deklaruar se “nuk duhet ta lejojmë rifillimin e luftës”. ”Është thelbësore që armëpushimi, i cili mbetet shumë i brishtë, të jetë në gjendje të vazhdojë sepse këto çështje nuk do të zgjidhen brenda pak orësh ose ditësh”, deklaroi presidenti francez gjatë një konference për shtyp me kryeministrin libanez Nawaf Salam në Pallatin Élysée. Macron shtoi edhe se Izraeli duhet të heqë dorë nga synimet territoriale në Liban. Ai theksoi se Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, duhet të ndalojë sulmet drejt territorit izraelit dhe të çarmatoset nga vetë libanezët. Presidenti Macron theksoi se armëpushimi aktual duhet të zgjerohet për...
Burimi:
javanews.al