Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti francez Emmanuel Macron po kërkon nisjen e shpejtë të një misioni ushtarak ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit, pas marrëveshjes së arritur mes Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës. Në një intervistë për transmetuesin francez TF1, presidenti Macron deklaroi se prioriteti i parë është zbatimi i marrëveshjes dhe rihapja paqësore e kësaj rruge strategjike detare, në mënyrë që trafiku tregtar të rikthehet në normalitet. “Do të bëjmë gjithçka që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi dhe Ngushtica e Hormuzit të rihapet në mënyrë paqësore”, tha presidenti francez, duke shtuar se Franca është e gatshme të veprojë shumë shpejt. Sipas Macron, Franca mund të dislokojë brenda dy deri në tre ditësh aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle”, fregata, anije për çminim dhe...
Burimi:
vizionplus.tv