Lufta Ukrainë-Rusi/ Një dron i Kremlinit godet termocentralin në Estoni, qeveria thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Lufta Ukrainë-Rusi/ Një dron i Kremlinit godet termocentralin në Estoni, qeveria thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Një dron rus thuhet se hyri në Estoni dhe goditi një termocentral, Auvere në Ida-Viru, por pa shkaktuar dëme. Qeveria estoneze do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme këtë mëngjes për të diskutuar sigurinë kombëtare pas kësaj ngjarjeje. Kompania e energjisë elektrike Enefit Power thotë se nuk ka pasur dëme në termocentral dhe se incidenti nuk do të ketë një ndikim të rëndësishëm në sistemin e energjisë elektrike të Estonisë. “Këto janë efektet e luftës së agresionit në shkallë të gjerë të Rusisë. Mund të supozojmë se do të shohim më shumë incidente të këtij lloji”, tha Margo Palloson, drejtoreshë e përgjithshme e ISS, Shërbimit të Sigurisë së Brendshme të Estonisë.   Top Channel