Lufta në Lindjen e Mesme, ushtria amerikane hap zjarr ndaj cisternës iraniane: E neutralizuam, po përpiqej të shkonte në…
Ushtria amerikane njoftoi se hapi zjarr ndaj një anijeje cisternë me flamur iranian, e cila po përpiqej të shkelte bllokadën e vendosur nga Uashingtoni ndaj porteve iraniane. Qëllimi i forcave amerikane ishte “neutralizimi i timonit të anijes”. “Forcat amerikane që operojnë në Gjirin Persik zbatuan bllokadën duke neutralizuar një anije cisternë pa ngarkesë me flamur iranian, e cila po përpiqej të lundronte drejt një porti iranian”, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në X. Ky veprim vjen në një periudhë tensioni të lartë në Gjirin Persik, ku SHBA-ja ka vendosur masa për të monitoruar dhe kufizuar trafikun e anijeve iraniane drejt porteve të vendit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv