Lufta në Lindjen e Mesme/ Libani: 12 persona janë vrarë pas sulmeve të fundit izraelite
Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve Libaneze, ekipet e shpëtimit në Liban kanë gjetur 12 trupa pas sulmeve izraelite në qytetin jugor të Mashghara. Mediat ndërkombëtare raportojnë se nga bombardimet ka pasur edhe disa persona të plagosur. Sipas Al Jazeera, autoritetet shëndetësore lokale konfirmuan se ekipet mjekësore po vijojnë ndërhyrjet për trajtimin e të lënduarve. Sulmet vijnë në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Izraelit dhe grupeve të armatosura në jug të Libanit, ndërsa situata në rajon mbetet e paqëndrueshme. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv