Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli dhe Irani ndërpresin sulmet ndaj njëri-tjetrit, reagon Trump: I thashë të përdornin logjikën

Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli dhe Irani ndërpresin sulmet ndaj njëri-tjetrit, reagon Trump: I thashë të përdornin logjikën

Izraeli dhe Irani kanë njoftuar se kanë ndërprerë sulmet ndaj njëri-tjetrit, pas përshkallëzimit më të fundit ushtarak që pa të dyja palët të shkëmbenin raketa dhe sulme ajrore për herë të parë që nga armëpushimi i arritur në prill. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të hënën se Izraeli “për momentin” po ndal operacionet ushtarake kundër Iranit, por theksoi se përballja me Iranin dhe grupin Hezbollah nuk ka përfunduar. Nga ana tjetër, forcat e armatosura iraniane njoftuan se kanë ndërprerë operacionet pasi, sipas tyre, i dhanë Izraelit një “përgjigje të dhimbshme”. Teherani paralajmëroi se çdo sulm i ri izraelit do të përballet me masa edhe më të ashpra, shkruan BBC. Përplasja e fundit nisi pasi Irani lëshoi raketa drejt Izraelit të dielën, duke e cilësuar veprimin...