Lufta në Lindjen e Mesme, Irani i gatshëm të dëgjojë propozimet për fundin e konfliktit me Shtetet e Bashkuara
Irani ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar propozime të qëndrueshme që synojnë përfundimin e konfliktit me Shtetet e Bashkuara. Sipas një burimi iranian për CNN, ditët e fundit ka pasur kontakte indirekte mes palëve, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse ende nuk është arritur në negociata zyrtare. Komunikimet thuhet se janë zhvilluar përmes ndërmjetësve të ndryshëm, me qëllim testimin e mundësisë për një marrëveshje më të gjerë. Burimi thekson se propozimet në shqyrtim nuk kufizohen vetëm në një armëpushim të mundshëm, por synojnë një marrëveshje të plotë që do t’i jepte fund konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit. Megjithatë, detaje konkrete mbi përmbajtjen e këtyre propozimeve nuk janë bërë ende publike. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv