Lufta në Lindjen e Mesme, Irani frenon entuziazmin për marrëveshjen me SHBA: Nuk jemi pranë një dakordësie
Irani ka zbutur pritshmëritë për një marrëveshje të afërt me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht raportimeve të fundit për përparim në negociata. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se aktualisht nuk mund të thuhet se palët kanë arritur në një pikë ku marrëveshja është afër finalizimit. Sipas tij, kontaktet dhe shkëmbimet me kryenegociatorin pakistanez Asim Munir janë intensifikuar kohët e fundit, por ai theksoi se këto bisedime janë pjesë e të njëjtit proces diplomatik që po vazhdon prej kohësh. Deklarata vjen në një moment kur mediat ndërkombëtare kanë raportuar për një draft-marrëveshje të mundshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, e cila do të përfshinte armëpushim, liri lundrimi në Ngushticën e Hormuzit dhe lehtësim gradual të sanksioneve. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv