Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve

Përshkallëzimi i konfliktit në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po rrisin rrezikun e urisë për miliona njerëz në mbarë botën, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit (WFP). Drejtori Ekzekutiv në detyrë i organizatës, Carl Skau, tha se bllokimi i një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë ka shkaktuar rritje të ndjeshme të kostove të karburantit, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e ushqimeve. Sipas tij, operacionet humanitare janë bërë shumë më të kushtueshme, ndërsa furnizimet me plehra bujqësore drejt vendeve të varfra, si Sudani, janë penguar ndjeshëm. Skau theksoi se familjet në vendet më të prekura po përballen me pasoja të menjëhershme. “Kur çmimet e ushqimeve rriten me 20-30%, njerëzit hanë 20-30% më pak”, u shpreh ai. Situata rëndohet edhe më shumë nga...