Lufta në Iran/ Paralajmërim për rritjen e çmimeve të biletave të avionit në Evropë
Çmimet e biletave të avionëve në Evropë pritet të rriten ndjeshëm si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme dhe problemeve me furnizimin me karburant. Paralajmërimi vjen nga kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Willie Walsh, i cili tha se rritja e kostove është “e pashmangshme”. Sipas tij, linjat ajrore nuk mund të përballojnë për një kohë të gjatë çmimet e larta të karburantit të avionëve, të shkaktuara nga tensionet dhe bllokimet në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore të furnizimit me naftë në botë. Megjithëse disa kompani kanë ulur përkohësisht çmimet për të nxitur udhëtimet, Walsh theksoi se kjo situatë nuk do të zgjasë dhe kostot shtesë do të reflektohen te pasagjerët. “Me kalimin e kohës është e pashmangshme që çmimi...
Burimi:
opinion.al