Lufta në Iran lë në hije samitin Trump-Xi në Pekin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Pekin të mërkurën për një samit me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, në një kohë kur lufta në Iran dhe pasojat e saj në tregjet globale të energjisë mund t’i ndikojnë përpjekjet për stabilizimin e marrëdhënieve midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Trump, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në Kinë që nga viti 2017, do t’i nisë bisedimet zyrtare dyditore me Xinë të enjten. Derisa tensionet tregtare, Tajvani, inteligjenca artificiale dhe eksportet e mineraleve të rralla pritet të jenë në krye të agjendës, konflikti në Iran dhe ndalja pothuajse e plotë e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit i kanë shtuar urgjencë dhe kompleksitet takimit. Duke folur para nisjes...
Burimi:
vizionplus.tv