Lufta e fshehtë e Inteligjencës Ruse në Europë!

Lufta e fshehtë e Inteligjencës Ruse në Europë!

Në një nga netët e dhjetorit të vitit 2024, një patrullë e policisë gjermane ndaloi një furgon të vogël të tipit “Opel” pranë qytezës Schönefeld në periferinë jugore të Berlinit, pasi targa e tij tërhoqi vëmendjen e policëve. Në furgon ndodheshin tre të rinj që mbanin dokumente identifikimi nga Serbia, Bosnja dhe Gjermania. Pas një kontrolli rutinë, policia i la të lirë; në furgon nuk gjetën asgjë tjetër veçse bombola me shkumë izoluese ndërtimi, e cila përdoret nga punëtorët e restaurimit për të mbushur çarjet dhe vrimat, një material ky që nuk është i ndaluar. Pak orë më vonë, banorët e lagjes Alt-Schönefeld aty pranë u zgjuan duke gjetur rreth 43 makina të bllokuara. Tubat e tyre të shkarkimit (auspizët) ishin mbushur me të njëjtën...