Lufta boshatis fabrikat: Rusia dhe Ukraina importojnë punëtorë nga Azia Jugore

Lufta boshatis fabrikat: Rusia dhe Ukraina importojnë punëtorë nga Azia Jugore

Banorët e një kompleksi banesor në qytetin perëndimor ukrainas të Ivano-Frankivskit së voni pranuan një mesazh të pazakontë. “Duke nisur nga e hëna, 4 maj, territori i kompleksit tuaj banesor do të pastrohet nga punëtorët emigrantë nga India”, njoftoi kompania që qëndron pas ndërtimit të këtij kompleksi, duke shtuar se “kompania jonë u detyrua ta ndërmarrë këtë hap për shkak të mungesës kritike të punëtorëve”. Njoftimi shpejt u shpërnda në mediat lokale, ku reagimet ishin jashtëzakonisht negative. “Djemtë thanë po vriten në front, kombi po shkatërrohet qëllimshëm dhe këta [shtetas indianë] po vijnë te ne”, shkroi një grua në seksionin e komenteve në postimin e një artikulli lidhur me punëtorët indianë. Situata të ngjashme janë shfaqur në mbarë Ukrainën, përfshirë në rajonin Zakarpatia, ku një...