“Llogaritë e fjetura”/ Miliarda euro të harruara në Gjermani, qeveria e ka të vështirë ti identifikojë pas vdekjes së pronarëve
Miliarda euro qëndrojnë të paprekura në llogari bankare të harruara në Gjermani, ndërsa mungesa e një regjistri qendror e bën të vështirë identifikimin e tyre nga trashëgimtarët. Sipas një raporti të Ministrisë gjermane të Kërkimit nga viti 2021, në llogari joaktive mund të ndodhen më shumë se katër miliardë euro, ndërsa disa vlerësime e çojnë shumën deri në nëntë miliardë euro. Problemi është se shumë prej këtyre pasurive mbeten të pazbuluara pas vdekjes së pronarëve. Me përhapjen e banking-ut online, dokumentet fizike janë bërë gjithnjë e më të rralla, ndërsa informacionet për llogaritë ruhen në e-mail ose pajisje elektronike, duke e vështirësuar punën e trashëgimtarëve. Në Gjermani nuk ekziston një përkufizim ligjor i qartë për të ashtuquajturat “llogari të fjetura”. Në praktikë, ato konsiderohen llogari...
Burimi:
top-channel.tv