Lindja e Mesme në prag të një lufte të re: Izraeli kërcënon me sulmin e tretë, SHBA bombardon sërish Iranin

Lindja e Mesme në prag të një lufte të re: Izraeli kërcënon me sulmin e tretë, SHBA bombardon sërish Iranin

Dy net bombardimesh amerikane, kërcënimet e Izraelit për një tjetër ofensivë dhe shpërthimet pranë impiantit bërthamor të Bushehrit po shtyjnë rajonin drejt një përshkallëzimi të ri ushtarak, ndërsa bisedimet për paqe rrezikojnë të shemben.Lindja e Mesme po hyn në një fazë të re të krizës, ku diplomacia duket se po humbet terren përballë gjuhës së armëve. Brenda 48 orëve, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë valën më të madhe të sulmeve ndaj Iranit që prej memorandumit të mirëkuptimit të arritur në qershor, ndërsa Izraeli deklaron hapur se është gati të godasë Teheranin për herë të tretë.Shpërthime janë raportuar në Bandar Abbas dhe pranë provincës Bushehr, ku ndodhet centrali bërthamor iranian. Edhe pse autoritetet nuk kanë konfirmuar ende shkaqet apo dëmet, vetë fakti që zona bërthamore përmendet...