Lindja e Mesme në alarm: SHBA godet Iranin, Teherani paralajmëron kundërpërgjigje

Lindja e Mesme në alarm: SHBA godet Iranin, Teherani paralajmëron kundërpërgjigje

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm pas një vale të re sulmesh amerikane ndaj objektivave iraniane dhe kërcënimeve për kundërpërgjigje të tjera. SHBA njoftoi se ka goditur rreth 90 objektiva ushtarake në Iran, ndërsa Teherani paralajmëroi se do të hakmerret dhe se ngushticat e Hormuzit do të hapen vetëm sipas “kushteve iraniane”. Sipas Komandës Qendrore amerikane (CENTCOM), sulmet kishin në shënjestër sisteme të mbrojtjes ajrore, instalime për ruajtjen e raketave dhe dronëve, kapacitete detare dhe infrastruktura të tjera ushtarake përgjatë brigjeve të Iranit. Këto goditje erdhën pas një serie tjetër sulmesh, ku SHBA pretendon se kishte goditur edhe dhjetëra objektiva të tjerë. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj bazave amerikane...