Lideri Suprem Khamenei: Nuk isha dakord, por autorizova marrëveshjen me SHBA

Lideri Suprem Khamenei: Nuk isha dakord, por autorizova marrëveshjen me SHBA

Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka reaguar pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke bërë të ditur se në parim nuk e mbështeste arritjen e një marrëveshjeje me administratën amerikane.Në një deklaratë drejtuar popullit iranian, Khamenei tha se autoritetet iraniane kishin bërë përpjekje të shumta për të arritur në këtë fazë, ndërsa akuzoi presidentin amerikan Donald Trump se kishte përdorur “të gjitha llojet e levave” për të siguruar marrëveshjen.“Në parim, kisha një mendim tjetër”, u shpreh Khamenei, duke shtuar se vendimi për të lejuar nënshkrimin erdhi pasi presidenti iranian, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, mori përsipër përgjegjësinë për mbrojtjen e të drejtave të Iranit dhe të ashtuquajturit Front i Rezistencës.Sipas tij, presidenti iranian...