Libri që trondit Elysenë/ Mesazhi në telefonin e Macron për aktoren iraniane irritoi Brigitte, zbulohet shkaku i shuplakës në avion

Libri që trondit Elysenë/ Mesazhi në telefonin e Macron për aktoren iraniane irritoi Brigitte, zbulohet shkaku i shuplakës në avion

Një libër i ri investigativ i gazetarit francez Florian Tardif, sjell një vështrim të thelluar dhe të detajuar mbi marrëdhënien mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte Macron, duke zbuluar episode nga jeta e tyre private, dinamika e pushtetit dhe ndikimi i saj në Elysee. Libri publikohet në një moment kur çifti presidencial ndodhet në vitet e fundit të mandatit të dytë, dhe synon të analizojë jo vetëm historinë e tyre personale, por edhe mënyrën se si ajo është ndërthurur me vendimmarrjet politike të Francës gjatë dy mandateve presidenciale. Autori përshkruan fillimet e lidhjes së tyre në Amiens, duke rikthyer historinë e njohur të takimit mes Brigitte, atëherë mësuese e letërsisë dhe Emmanuel Macron, ish-nxënës i saj. Sipas librit, kjo histori vazhdon...