Libani shpall armëpushim të pjesshëm midis Izraelit dhe Hezbollahut, takimi i nesërm në Uashington vendimtar
Libani ka njoftuar të hënën një armëpushim të pjesshëm midis Hezbollahut dhe Izraelit, në një zhvillim që mund të sjellë një ulje të kufizuar të tensioneve në një konflikt që ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka ndikuar në përshkallëzimin e përplasjeve më të gjera në rajon. Sipas ambasadës libaneze në Uashington, marrëveshja nuk nënkupton fundin e konfliktit, por përcakton disa kufizime të ndërsjella. Në bazë të saj, Izraeli do të përmbahet nga sulmet ndaj Bejrutit dhe zonave të kontrolluara nga Hezbollahu, ndërsa grupi i mbështetur nga Irani do të ndalojë sulmet ndaj territorit izraelit. Megjithatë, situata në terren mbetet e tensionuar. Luftimet në Libanin jugor kanë vijuar, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka kapur dy raketa të lëshuara nga Libani drejt veriut të Izraelit, pa...
Burimi:
top-channel.tv