Letër urgjente për mbrojtjen e misionit humanitar të ‘Global Sumud Flotilla’
Aktivistët e Global Sumud Flotilla i kanë dërguar një letër urgjente autoriteteve diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare për të kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në mbrojtje të pjesëmarrësve në misionin humanitar paqësor. Anijet e flotiljes, sipas tyre, janë ndaluar dhe kontrolluar nga autoritetet izraelite brenda zonës qipriote të kërkim-shpëtimit (SAR). Në letrën drejtuar institucioneve ndërkombëtare dhe autoriteteve kompetente, theksohet se kalimi i sigurt dhe pa pengesa i këtyre anijeve mbrohet nga e drejta ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit (UNCLOS). Sipas letrës, ndërhyrja ndaj këtij misioni humanitar përbën një çështje serioze juridike dhe humanitare, pasi shtetet kanë detyrime të qarta për të garantuar sigurinë e personave në det dhe për të mos penguar ndihmën humanitare. Dokumenti përmend disa instrumente kryesore të...
Burimi:
syri.net