“Le të hanë bukë..”, kryeministri bleu bagetë në 1 maj, shpërthen indinjata në Francë

“Le të hanë bukë..”, kryeministri bleu bagetë në 1 maj, shpërthen indinjata në Francë

Bleu bukë në 1 maj, dhe kaq u desh që sindikatat në mbarë Francën të flisnin për një skandal të vërtetë, të shkaktuar sipas tyre nga kryeministri Sebastien Lecornu. Lecornu u shfaq i buzëqeshur teksa porosiste disa bageta në një furrë lokale, në prani të gazetarëve, dhe lajmi u përhap shpejt në mediat franceze, por po kaq shpejt, shpërthyen edhe polemikat. Arsyeja e pakënaqësisë lidhet me faktin se furra ishte e hapur gjatë festës, ndërkohë që sindikatat mbrojnë që të gjithë punëtorët të kenë pushim në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Sipas ligjeve në fuqi në Francë, në 1 maj punojnë vetëm spitalet dhe shërbimet thelbësore, e punonjësit e tyre paguhen dyfish për ditën e punës. Statusi i furreve dhe bizneseve të tjera shërbyese mbetet i...