Lavrov: Irani ka të drejtë të pasurojë uranium për qëllime paqësore
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka mbështetur të drejtën e Iranit për të pasuruar uranium për përdorim paqësor, mes presioneve që po i bëhen Teheranit nga administrata amerikane. Gjatë një konference për shtyp në Moskë, Lavrov deklaroi se Irani, ashtu si çdo vend tjetër pjesë e Marrëveshjes për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, ka të drejtën e plotë të pasurojë uranium për qëllime civile. Ai theksoi gjithashtu se Rusia nuk do të ndërhyjë në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit. “Ne do të mbështesim çdo vendim që do të pranohet nga vetë palët negociuese, në këtë rast Shtetet e Bashkuara dhe Republika Islamike e Iranit”, deklaroi Lavrov. Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor iranian.
Burimi:
vizionplus.tv