Largohuni/ Izraeli i hedh benzinë zjarrit, sfidon Trump dhe sulmon sërish Libanin
Izraeli ka ndërmarrë një tjetër sulm të rëndë ajror në jug të Libanit, duke goditur zonën e Tiros, një nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme të vendit. Sipas autoriteteve libaneze, të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë plagosur, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet mes rrënojave. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të Tiros dhe lagjeve përreth të largoheshin urgjentisht drejt veriut të lumit Zahrani. Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raportoi se avionët luftarakë izraelitë kryen një “sulm të rëndë ajror” në qytet. Deri tani, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk kanë publikuar një konfirmim zyrtar për operacionin. Tiro, i vendosur në brigjet e Mesdheut, konsiderohet një nga...
Burimi:
ntv.al