Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se do të bisedojë me liderin tajvanez Lai Ching-te lidhur me një shitje të mundshme armësh, në atë që do të ishte një largim i fortë nga tradita diplomatike. Liderët e SHBA-së dhe Tajvanit nuk kanë folur drejtpërdrejt që nga viti 1979, kur Uashingtoni ndërpreu lidhjet formale me Tajvanin për të njohur qeverinë kineze në Pekin. Kina e konsideron Tajvanin territor të saj dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes së tij me forcë. SHBA-ja prej kohësh e mbështet ishullin vetëqeverisës dhe është e detyruar me ligj t’i sigurojë mjetet për vetëmbrojtje, por njëkohësisht është përpjekur të ruajë marrëdhënie diplomatike me Kinën. Si president i zgjedhur në vitin 2016, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me udhëheqësen e atëhershme...
Burimi:
opinion.al