Kuvajti nën sulm me raketa dhe dronë, SHBA-të godasin objektiva ushtarake iraniane

Kuvajti nën sulm me raketa dhe dronë, SHBA-të godasin objektiva ushtarake iraniane

Kuvajti është përballur me një situatë të tensionuar sigurie në orët e para të së hënës, pasi ushtria e vendit njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë interceptuar me sukses sulme armiqësore me raketa dhe dronë. Zhvillimi vjen në një moment të ndjeshëm për rajonin e Gjirit, vetëm pak minuta pasi Shtetet e Bashkuara konfirmuan se kishin kryer sulme ushtarake ndaj objektivave iraniane gjatë fundjavës. Sipas mediave shtetërore kuvajtiane, sirenat e alarmit u dëgjuan në pjesë të ndryshme të vendit gjatë mëngjesit, duke ngritur shqetësime për një përshkallëzim të ri të konfliktit rajonal. Autoritetet ushtarake thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan menjëherë për të neutralizuar kërcënimet që po afroheshin në hapësirën ajrore të vendit. Në një deklaratë zyrtare, Shtabi i Përgjithshëm...