Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

Dërgesat e bananeve drejt Shën Petersburgut ndonjëherë fshehin edhe një ngarkesë kontrabande: kokainë. Një hetim i Systema, njësisë hulumtuese ruse të Radios Evropa e Lirë (REL), zbulon se dy kompani që kanë rol në transportimin dhe shpërndarjen e mëtejshme të frutave kontrollohen nga shtetas rusë me lidhje me bashkëpunëtorë të kahershëm të presidentit rus, Vladimir Putin. Në një mëngjes, në fund të gushtit të vitit të kaluar, anija transportuese e mallrave, Cool Emerald hyri ngadalë në portin e Shën Petersburgut, në Rusi, ku në breg e prisnin zyrtarë doganorë dhe agjentë të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB). Autoritetet ruse pretendojnë se ishin njoftuar paraprakisht nga kolegë të tyre jashtë vendit për mundësinë që në ngarkesën me banane nga Ekuadori të fshiheshin lëndë narkotike, përcjell A2....