Kush paguan 100 mijë dollarë, do të mësojë i pari se çfarë poston Trump

Kush paguan 100 mijë dollarë, do të mësojë i pari se çfarë poston Trump

Kompania Trump Media & Technology Group (TMTG), e cila zotëron rrjetin social Truth Social, ka vendosur ta kthejë në biznes shpejtësinë me të cilën postimet e Donald Trump mund të ndikojnë në tregjet financiare. Shërbimi i ri quhet Truth API dhe pritet të nisë më 1 gusht. Ai do t’u ofrojë bankave dhe kompanive të tregtimit algoritmik një mënyrë për të marrë njoftime më shpejt se përdoruesit e zakonshëm të platformës. Ideja është që kompanitë financiare të kenë akses të menjëhershëm te postimet e Trump, pasi disa prej deklaratave të tij në Truth Social kanë shkaktuar më parë lëvizje të forta në bursat ndërkombëtare. Sipas raportimeve, shërbimi do të kushtojë rreth 100 mijë dollarë në muaj dhe do të përfshijë 10 llogaritë më të ndjekura...