Kush janë dy shqiptarët që terrorizuan Athinën, pistat ku po heton policia

Kush janë dy shqiptarët që terrorizuan Athinën, pistat ku po heton policia

Dy shqiptarë dhe një grek u arrestuan nga policia greke pas një sulmi me armë që ndodhi në qendër të Athinës. Ngjarja ndodhi në zonën e Patision në Athinë, ku autorët, me fytyrat të mbuluara me maska, ndërsa në kokë mbanin kapele të zeza, hynë në një dyqan telefonash celularë në pronësi të një shtetasi me origjinë pakistaneze. Para se biznesmeni të reagonte, ata e qëlluan në të dyja këmbët dhe më pas u larguan me një automjet ku i priste një bashkëpunëtor. Në afërsi të vendit të ngjarjes ndodhej një patrullë e njësisë DIAS të policisë greke. Efektivët ndërhynë menjëherë: një grup i dha ndihmën e parë të plagosurit, ndërsa grupi tjetër nisi kërkimet në zonë. Pak më vonë, policia lokalizoi automjetin e autorëve...