Pushimet që u kthyen në tragjedi, zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj

Pushimet që u kthyen në tragjedi, zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj

Një tragjedi e rëndë ka tronditur sot Postribën e Shkodrës dhe opinionin publik. Një nënë e re bashkë me dy fëmijët e saj një dhe tre vjeç kanë gjetur vdekjen si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tyre në fshatin Domen. Policia sqaroi se ngjarja e rëndë kishte ndodhur rreth orës 13:10, kur 24-vjeçarja kishte qenë brenda banesës me dy fëmijët. Për fat të keq asnjë prej tyre nuk u arrit të shpëtohej në kohë. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar një shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në banesën e vjetër të familjes Çela, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një shishe me benzinë. Familja Çela jetonte në Gjermani dhe kishte ardhur me pushime në Shkodër. Ata kishin...