“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

Meteorologët evropianë po paralajmërojnë për formimin e një “kupole të nxehtësisë” gjigante mbi Evropë, një fenomen atmosferik që mund të shkaktojë valë të forta të të nxehtit në ditët dhe javët në vijim. Sipas analizave të publikuara nga Severe Weather Europe, në disa zona të kontinentit temperaturat mund të afrohen ose edhe të tejkalojnë 45 gradë Celsius. Ky fenomen ndodh kur një sistem i fuqishëm i presionit të lartë mbetet i qëndrueshëm mbi një rajon, duke bllokuar qarkullimin normal të masave ajrore. Si pasojë, ajri i nxehtë grumbullohet dhe qëndron i bllokuar pranë sipërfaqes së tokës, duke shkaktuar temperatura jashtëzakonisht të larta për periudha të gjata. Meteorologët e përshkruajnë këtë fenomen si një kapak mbi një tenxhere, që pengon largimin e nxehtësisë dhe e mban...