“Kupa është mbushur!” Studentja nga Tetova: Partitë shqiptare na thonë duroni, ne nuk presim më
Studentja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Hava Nasufi, në një lidhje live në emisionin “Terminal” me Aurora Sulçen, foli lidhur me protestën që studentët shqiptarë do të zhvillojnë nesër në Shkup për çështjet që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike. Nasufi deklaroi se studentët kanë pasur kontakte me të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat sipas saj kanë shprehur mbështetje për kauzën e tyre, shkruan A2NN. “Ne kemi pasur kontakte me të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ata kanë shprehur mbështetje, por ne si studentë duam që kjo protestë të mbetet vetëm e studentëve,” u shpreh ajo. Studentja theksoi se protestuesit nuk po drejtojnë gishtin ndaj asnjë force politike, por shtoi se përgjigjja që kanë...
Burimi:
javanews.al