Kuba mes izolimit dhe varfërisë, qytetarët shesin gjithçka për të mbijetuar

Kuba mes izolimit dhe varfërisë, qytetarët shesin gjithçka për të mbijetuar

Megjithëse Kuba prej muajsh po përballet me mungesë të theksuar të karburantit, një krizë ekonomike gjithnjë e më të thellë dhe sanksione të ashpërsuara nga Shtetet e Bashkuara, autoritetet në këtë shtet të Karaibeve vazhdojnë të mbajnë nën kontroll situatën. Ndërkohë, qytetarët luftojnë çdo ditë për të përballuar vështirësitë e jetës së përditshme, të karakterizuara nga ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, mungesa të produkteve ushqimore dhe përkeqësimi i vazhdueshëm i shërbimeve publike. Në një reportazh të gjerë, mediat e huaja shkrujnë se miliona kubanë janë detyruar t’u përshtaten kushteve që kujtojnë periudhat më të vështira të izolimit dhe varfërisë në historinë moderne të vendit. Fotografitë tregojnë se shumë kubanë detyrohen të shesin gjithçka që munden në rrugë për të siguruar të ardhura dhe për të...