Kryetari i Bashkisë së New York-ut: Netanyahu e ka vendin në Hagë

Kryetari i Bashkisë së New York-ut: Netanyahu e ka vendin në Hagë

Kryetari i Bashkisë së New York City, Zohran Mamdani, ka deklaruar se është në bisedime aktive me autoritetet ligjore të qytetit për të mundësuar arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në rast se ai viziton Nju Jorkun në shtator për sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Në çfarëdo që lejon ligji në New York City, atë do të bëjmë. Por ne nuk do të shkruajmë ligje tona për këtë qëllim”, ka thënë Mamdani në një intervistë për The New York Times. Sipas tij, po zhvillohet një “bisedë aktive” me Departamentin Ligjor të Bashkisë së Nju Jorkut për të parë mundësitë konkrete që jep ligji amerikan dhe ai lokal. Mamdani e quajti Netanyahu “kriminel lufte” dhe theksoi se ai “i përket Hagës”. Ai iu referua urdhër-arrestit...