Kryeministri i Groenlandë: I kujtuam amerikanëve se nuk jemi në shitje

Kryeministri i Groenlandë: I kujtuam amerikanëve se nuk jemi në shitje

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, deklaroi se vendi i tij “nuk është në shitje”, pas një takimi me emisarin amerikan në Nuuk. Nielsen e cilësoi takimin me guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, si “konstruktiv” dhe tha se bisedimet u zhvilluan me respekt të ndërsjellë. “E bëmë të qartë se populli i Groenlandës nuk është në shitje dhe se ka të drejtën e vetëvendosjes. Kjo nuk është çështje për negociata”, deklaroi ai para gazetarëve. Megjithatë, kryeministri theksoi se nuk ka parë ndryshim në qëndrimin e SHBA-së ndaj ishullit arktik. Edhe ministri i Jashtëm i Groenlandës, Mute Egede, tha se “vijat e kuqe” të palëve mbeten të pandryshuara. Tensionet mes Groenlandës dhe SHBA-së janë rritur pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për marrjen e kontrollit të...