Kryediplomati belg i reagon ashpër homologut izraelit për kritikat në rastin e ‘synetllikut’
Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot iu kundërpërgjigj homologut të tij izraelit, Gideon Saar lidhur me rastin e dy burrave hebrenj lokalë të akuzuar për kryerjen e rrethprerjeve të paligjshme. "Mjaft me këto karikatura", shkroi ministri belg Prevot në platformën amerikane të rrjeteve sociale X, pasi ministri izraelit Saar i quajti akuzat një "damkë të kuqe në shoqërinë belge". Saar pretendon se me këto akuza, Belgjika i ishte bashkuar "një liste të shkurtër dhe të turpshme" të vendeve që "përdorin ligjin penal për të ndjekur hebrenjtë për praktikimin e judaizmit". Por, Prevot mbrojti pavarësinë e sistemit gjyqësor në Belgjikë si "të lirë nga çdo ndikim politik". "Ju kujtoj se procedurat në fjalë u iniciuan nga vetë përfaqësuesit e komunitetit hebre", shtoi ai duke theksuar:...
Burimi:
syri.net