Krizë mes Polonisë dhe Ukrainës, Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake
Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Polonisë po përballen me një tension të ri diplomatik, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vendosi t’i japë emrin e Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase (UPA) një njësie të Forcave të Operacioneve Speciale të vendit. Vendimi ka shkaktuar reagime të forta në Poloni, ku UPA konsiderohet përgjegjëse për masakrat ndaj polakëve etnikë në rajonin e Volhinisë gjatë viteve 1943-1945. Presidenti polak Karol Nawrocki e ka cilësuar dekretin si një “lavdërim të banditëve dhe vrasësve” dhe po shqyrton mundësinë t’i heqë Zelenskyt Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë, dekoratën më të lartë shtetërore të Polonisë. Nawrocki ka konsultuar tashmë këshillin e urdhrit dhe ka deklaruar se vendimi do të merret në vijim. Reagimet në Poloni kanë ardhur nga i gjithë spektri politik. Deputetë të partisë opozitare...
Burimi:
javanews.al